Tik Lapaj thirrje Belinda Ballukut: Hiq dorë nga eskortat që të shoqërojnë edhe kur lyen flokët

Gjithologu nga Saranda Adriatik Lapaj e ka kthyer protesten e sotme ne nje çeshtje politike, duke hedhur poshte kauzen reale per te cilen shqetesohen shume qytetare.

Si nje individ qe shfaqet kudo per çdo çeshtje te mundshme, gjithologu Tik Lapaj ka sulmuar ministren e Infrastruktures dhe Energjise Belinda Ballukut.

“Dy fjalë për zonjën Balluku. E nderuar zonjë: Na bëre thirrje të fikim makinat, unë të them, hiq dorë nga eskortat që të shoqërojnë edhe kur lyen flokët. Zonja ki parasysh, ky është një vend i vuajtur dhe i vjedhur, ne nuk do të sakrifikojmë më për ju.

I bëj thirrje kryeministrit, të reflektojë. Reflekto zoti Rama nuk po protestojmë për karrigen, por për bukën e gojës, për dinjitetin dhe për naftën.

Të mos e lemë këtë që nisëm, jo për karrigen e njeri tjetrit, por tu tregojmë se nuk duhet të tallen më.  Sërish në shesh, çdo ditë në shesh, të shtunën në orën 11:00″, perfundoi gjithologu Tik Lapaj.