Sondazhi i Sarandanews.com/ Ja kush janë të preferuarit nga primaret e PD për kandidat për kryebashkiak të Sarandës

Prej datës 11 nëntor portali Sarandanews.com hapi një sondazh se cili është kandidati i preferuar i demokratëve për të kandiduar për kryetar bashkie i dal nga primaret.

Në garë janë katër emra si Ardit Cikuli, Spiro Vaso, Ilir Nikolla, dhe Armando Magllara.

Në sondazhin e kryer kanë marrë pjesë qindra demokratë që kanë shprehur me komente emrin e preferuar të tyren që duan të kandidojë për kryetar bashkie.

Nga verifikimi i kryer nga redaksia e Sarandanews.com, dy emrat më të preferuar janë Ardit Cikuli dhe Spiro Vaso.

Të dy këta emra janë në një garë të mes njëri tjeterit dhe nesër do të shihet se kush do të dal fitues nga ky proces.

Më poshtë sondazhi i kryer nga Sarandanews.com.