Fushata elektorale në Sarandë/ Denaj e Zhupa takime me strukturat e partive

Fushata elektorale në Sarandë ka vijuar prej muajsh dhe kandidatët për deputet kanë zbritur në terren.

Fokus janë takimet me qytetarët si dhe me strukturat e partisë për të pasur një organizim sa më të mirë për zgjedhjet e 25 prillit.

Dy kandidatet e PS dhe PD në Sarandë Anila Denaj dhe Ina Zhupa gjatë kësaj të shtune kanë vijuar takimet me strukturat e partisë.

“Takim me grupseksionet 5 dhe 6! Te gjithe bashke per fitore!”, shkruan Ina Zhupa.

Me strukturat socialiste të Ksamilit, ku po angazhohemi gjithnjë e më shumë për tē siguruar fitoren e #mandatit3 të Partisë Socialiste.

Kryefjala jonë është të punojmë për të ardhmen me #VizioninEShqipërisë2030″, nënvizon Anila Denaj. /Sarandanews.com/