Sarandë, aktivitet sensibilizimi kundër dhunës në familje
Bashkia Sarandë në bashkëpunim me ZVA-Sarandë, institucione të tjera dhe OJF, organizuan aktivitetin kulturor, për sensibilizimin mbi luftën kundër dhunës në familje.
Ky aktivitet u zhvillua pas 6 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në familje.
Aktiviteti u organizua me pjesmarrjen e nxënësve të shkollave të qytetit, shoqërisë civile dhe qytetarë.
Fokusi kishte vetëm një qëllim sensibilizues: “Të gjithë bashkë kundër dhunës”.