Niko Kuri: Nuk e braktis spitalin e Sarandës

Mjeku Niko Kuri, kandidati socialist për deputet, i ka qetësuar qytetarët sarandiot se nuk do t’i braktisë ata si mjek edhe në të ardhmen, si deputet  por do të jetë zëri I tyre edhe në Kuvend.

Kuri ka folur në  ceremoninë e prezantimit në mjedisin e hapur të stadiumit të lojërave më dorë “A.Dajko” për të gjithë bashkëqytetarët e tij në Sarandë, po edhe  në Konispol, Finiq e Delvinë.

“Qellimi im kete radhe nuk eshte te braktise spitalin e profesionin por qe te ndihmoj qytetin tone dhe njerezit tane ne nje nivel tjeter. Atje ku merren vendime.-ka sqaruar publikun Kuri.

Me tej Niko Kuri ka shprehur bindjen te programi i PS.

“I jam bashkuar skuadres se PS-s jo rastesisht por duke njohur programin e saj dhe ekipin e qarkut Vlore., Jam i sigurt se ky program do te sjelle fitoren ne 25 prill.-pka thene Kuri ne stadiumin e lojerave me dore “Aleko Dajko”

“Jam plotesisht i bindur se me kete program qyteti jone dhe zona jone do te marre investimet e duhura dhe vemendjen e duhur ne te ardhmen. -eshte shPrehur mjeku i njohur i cili gezon nje simpati te gjere fale perkushtimit te tij si mjek dhe njeri.

“I siguroj te gjithe se do te perpiqem te perfaqesoj sa me denjesisht e me nivel,”- ka sqaruar Kuri publikun e gjere ne Sarande por edhe mijera te tjere ne rajon si dhe ne emigracion.

Kandidimi i mjekut Niko Kuri nga MEGA ne aleancen me PS vleresohet si nje hap i zgjuar ne lojen politike te “shahut te komplikuar” ne zgjedhjet e 25 Prillit.