Koçi Milori, pathoi i magjishëm i kockave

Nga Thoma Nika

Nuk e njihni kush eshte ky burre qe kaleron dhe eshte nisur per atje ku e paten thirrur per te hequr dhimbje e per te dhene shendet?

Eshte Mjeku i shumenjohur Popullor Koçi Milori. Mrekulliberesi i dekadave te shkuara per qindra njerez te pamundur, venesi ne vend i eshtrave njerezore te dala, te krisura apo te thyera.

Ne te folmen popullore, thirrej Pathua (patologu) Koçi Milori, mjeku popullor i pellgut te Vurgut e pastaj me fame e mrekullira te bera deri ne Tepelene e Kurvelesh.

Sa njerez, te te gjitha moshave, nga ato feminore deri ne pleqeri te thelle, te zhytur ne pashpresen e tyre e te mbeshtjelle nga meraku i familjareve, apo te mbetur ne shtrat, ka ngritur ne kembe ky Koçi Milori!

Kushedi kush ka qene ai qe i ka bere kete shkrepje fotografie ne nje nga mijera udhetimet e tij drejt lutjes se njerezve qe kerkonin shpetim e sherim prej tij.

Shpesh ne keto udhetime doktori popullor Koçi Milori merrte me vete edhe djalin e vet, Thomain, ate qe sot eshte nje emer i perveçem ne mjeksine ortopedike. Keto udhetime dhe asistenca e tij e vemendshme ne seancat “operatore” te babait Pathua, ne banesa apo ne stane, kane qene universiteti i tij i pare.

Asgje me mire se ortopedin, nuk do te mundej te bente Thoma Milori, sot nje mjek i kerkuar ne disa shtete europiane per aftesite e tij te rralla.

Profesori i tij eshte Koçi Milori. Ai i dha Thomait atesine, gjakun dhe profesionin ia futi ne gjak.

Foton me mushke te te ndjerit e te paharruarit Koci Milori, e mora nga pllaka e varrit te tij ne Vrion.

Atje me treguan edhe episodin e rralle se si pathoi i mijera njerezve, u be edhe doktor i vetes. Kur ishte ne moshe te vjeter, i ndodhi edhe atij qe te nxjerre çapokun. Kujt t’i kerkonte ndihme, perveçse aftesive dhe intuites se tij profesionale?!

U tha djemve te lidhin çapokun e tij me kemben e kalit. Pastaj i drejtonte qe kalin ta shponin ngadale me hosten e ai te levizte aq sa e dinte Koçi.

Keshtu u be dhe ne pak minuta levizja e kalit ne drejtimin e duhur, beri te duhuren. “Zgjidhmeni, kaq ishte”, tha doktor Koçi. Kocka e capokut gjeti folene e vet dhe u desh vetem ndonje ore kohe, qe pathoi te behej prape po ai i pari, i gatshem t’u pergjigjej thirrjeve te te tjereve per doren dhe marifetet e tij, si pathua gati i magjishem.