Atentati në Tiranë/ Edmond Papa pronar i një hoteli të njohur në Sarandë, po hetohet dhe e shkuara në Greqi

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar pasditen e sotme në zonën e selitës në Tiranë, ku u vra me armë zjarri 49-vjeçari Edmond Papaj nga persona ende të paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije se Edmond Papaj ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë, mes tyre dhe një hoteli të njohur “Blu Sky” në qytetin bregdetar. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi.

Një tjetër pistë hetimi është dhe aktiviteti kriminal jashtë vendit (Greqi), për trafik droge.

Ai u qëllua me 9 plumba pistolete rreth orës 16:30 në rrugën “Fadil Bodinaku”, në momentin kur po futej në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh..

Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë një person me kapuç, i cili është larguar me shpejtësi. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.