FOTOT/ Në Sarandë optimist për nisjen e sezonit turistik, Klosi shpërndan certifikatat e kategorizimit të hoteleve

Në Sarandë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar mbledhjen e Komitetit Rajonal të Turizmit.

Bashkë me Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, ishin dhe Prefekti dhe Kryetarët e Bashkive të Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konsipolit, si dhe dhjetra operatorë turistikë të zonës.

Fokusi i diskutumit ishte çelja e sezonit turistik, si dhe u shpërndanë 70 certifikatat e para të kategorizimit të hoteleve.

Gjatë fjalës së tij Klosi u shpreh optimist për sezonin e ri turistik, ndërsa shtoi se nesër do mbërrijnë me çartera dhe turistët e parë.

Fjalën në takim e mori dhe deputeti i zonës së Sarandës Alket Hyseni, i cili u shpreh besim plotë për një sezon të sukseshëm në Sarandë.

“Më shumë se rrahjet e dallgëve të detit, ndihen rrahjet e zemrave tuaja nga meraku për këtë sezon turistik ku keni sytë ju dhe familjet tuaja dhe shumë familje të tjera që punojnë nëpërmjet bizneseve. Është për tu falenderuar iniciative për mbledhjen e komunitetit rajonal të turizmit këtu nga Ministri, që tregon vëmendjen që ka qeveria ndaj Sarandës dhe jo më kot ndaj mbretëreshës së turizmit shqiptar fal mundit dhe punës tuaj.

Kushtet i dim të gjithë, duhet që t’i përshtatemi kësaj situate për të vjel më të mirën e mundëshme. Unë dua të ju qetësoj dhe të ju them se jemi këtu për të zgjidhur sa më shumë nga problemet, nevojat dhe hallet që ju keni, dhe për të gjetur së bashku modulet më të thjeshta dhe më rezultativet për këtë sezon turistik.

Dua që të jeni optimist sepse nuk është fundi i botës. Me Prefektin po diskutonim se vjet prurjet më të mëdha të turistëve kanë qenë në muajin shtator duke iu referuar të gjitha statistikave. Prandaj, kemi kohë për tu mbledhur të gjithë bashkë për të diskutuar dhe për të gjetur për këto muaj në vijim më të mirën, pse jo për ta zgjatur sezonin turistik deri në muajin nëntor me shpresën se edhe moti do jetë i përshtatshëm.

Po bëm detyrat tona mirë, ne do të arrijmë që këtë sezon ta amortizojmë dhimbjen e madhe dhe të marrin nga ky sezon më të mirën e mundëshme”, tha gjatë fjalës së tij deputeti Alket Hyseni. /Sarandanews.com/