Saranda, në karrierën e kreut të ri të SPAK-ut

E kam filluar si oficer i policisë gjyqësore në Sarandë…”, tha Altin Dumani në paraqitjen e tij si kandidat për kreun e SPAK, ku më pas do dilte me më shumë vota, duke u zgjedhur pasues i Arben Krajës.

Në fjalën e tij, ai shpalosi një karrierë gjithnjë në luftë me krimin, duke thënë se të qënit prokuror nuk e ka punë por mission.

“Kam organizuar hetime, kam kërkuar burgime të përjetshme dhe që i ka miratuar edhe gjykata”, tha ai, duke bërë një rezyme të 23 viteve karrierë në drejtësi.

“E vetmja mënyrë për të për të goditur krimin e organizuar është bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare. Detyrën time e shoh si mision dhe jo si vend pune. Jam i angazhuar prej 23 vitesh në prokurori”, tha Dumani.