Sarandë, UEFA dhuron topa falas për fëmijët

Fëmijëve të Qendrës Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjes, iu bë një surprizë e këndshme.

Pasionit të tyre për sportin e futbollit iu vu në mbështetje një dhuratë në topa futbolli.

Ka qenë “UEFA FOUNDATION FOR CHILDREN” dhe partnerët e saj, në bashkëpunim me “Save the Children” dhuruan topa futbolli, me të cilët fëmijët e u argëtua në një lojë futbolli në stadiumin e qytetit.