Debati për Butrintin, Margariti: Ka pasur vizitë këshillimore nga UNESCO

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion ka shkaktuar polemika dhe debate mes qeverisë dhe mazhorancës.

Shumë janë shprehur kundër faktit se pjesëtarët e bordit për menaxhimin e Butrintit janë të gjithë të huaj, duke shënjestruar kreu e bordit, arkeologun britanik Richard Hodges, i cili në disa doktrina pretendon se Shqipëria ka qënë një vend artificial i krijuar pa asnjë shqiptar në të në 1913-ën nga fuqitë e mëdha.

Në lidhje me këtë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shprehet se Hodges është ekspert i fushës dhe njohës i mirë i Parkut të Butrintit.

Ministrja thotë se ai është në bord sepse është ekspert i fushës në arkeologji, ndërsa bën me dije se Parku i Butrinti është futur në një fazë tranzitore një vjeçare, pasi qeveria ka krijuar një arkë më të madhe për menaxhimin e Parkut.

“Kemi krijuar një arke më të madhe. Kemi paratë e buxheti për Butrintin plus paratë e partnerit, të cilat do të vendosen në dispozicion të Butrintit”, tha ministrja e Kulturës.

Më tej ajo bën me dije se ka pasur vizitë këshillimore nga UNESCO për Parkun e Butrintit.