Shokuese, përdhunon vajzën 11-vjeçare të shokut, arrestohet 55-vjeçari nga Saranda ne Tirane

Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari është shok me babanë e vajzës.

Dy familjet janë të komunitetit rom nga Saranda por jetojnë me qira në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme