Adrian Gurma jep lajmin e mirë për banorët e lagjes nr.3: Nis puna për rehabilitimin e rrugës “Musa Demi”

Këtë të mërkurë kryebashkiaku Adrian Gurma, ka dhënë një lajm të mirë për banorët e lagjes nr.3.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Gurma bën me dije se ka nisur puan për rehabilitimin e rrugës “Musa Demi”.

Gurma ka publikuar dhe pamjet nga ecuria e punimeve në këtë segment që me rehabilitimin e ri të kryer nga bashkia e Sarandës do të jetë një shërbim mjaft i domosdoshëm për banorët e zonës.

“Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës “Musa Demi”, në lagjen nr 3 në Sarandë

Ecim”, nënvizon kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma, që ka publikuar dhe pamjet e më poshtme. /Sarandanews.comm/