Ish deputeti i Sarandes, Alket Hyseni: Mbase jo si në Angli, por dhe në Shqipëri jetohet shumë mirë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste i Sarandes, Alket Hyseni, thotë se 47 mijë shqiptarë janë kthyer nga emigracioni dhe kanë hapur biznese në vend.

Teksa fliste për çështjen e emigrimit masiv të shqiptarëve, Hyseni tha në emisionin “Open”, se edhe në Shqipëri mund të jetohet shumë mirë.

Alket Hyseni: 47 mijë janë kthyer sipas Instat dhe kanë hapur biznese.

Unë e kam provuar çfarë është emigracioni, nga mali, si mijëra e mijëra të tjerë.

Nuk është akoma si Anglia është shumë larg, por edhe këtu mund të jetosh shumë mirë.