Ulsi Manja: Punonjësit e kadastrës Sarandë e konsiderojnë veten mbi Gjykatat

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar ditën e sotme punonjës të drejtorisë vendore të ASHK Sarandë, shtetasit PD dhe RD nuk kanë lidhje gjaku mes tyre, është kallëzuar në prokurori ish drejtori dhe ish përgjegjësi.

Sipas Ulsi Manjës, në rastin e parë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Gjirokastër për pezullimin, kanë vijuar me legalizimin.

Jo vetëm kaq, por objekti i legalizuar rezulton se nuk plotëson kriteret urbanistike, bllokon tërësisht rrugën e parashikuar sipas studimit urbanistik të Bashkisë.

Rasti i dytë është një kundërvënie ndaj një vendimi gjykate, punonjësit e Kadastrës Sarandë me sa duket e konsiderojnë veten edhe mbi gjykatën.