Adrian Gurma diskuton me banorët e Metoqit: Bisedë e hapur dhe zgjidhje për problemet tyre me buxhetin e ri

Ndalesa e radhës e kryebashkiakut Adrian Gurma, në turin që ka nisur për të bashkëbiseduar me qytetarë të zonave të Saranës, ka qenë në Metoq.

Gurma ka diskutuar dhe dëgjuar problematikat e banorëve të kësaj zone dhe reflektimin e zgjidhjes së tyre në projektbuxhetin e vitit 2023

Përmes një statusi në rrjetet sociale Adrian Gurma shkruan:

“Me banorë të Metoqit, në një diskutim të hapur, për të trajtuar shqetësimet e komunitetit, dhe reflektimin e zgjidhjes së tyre në projektbuxhetin e vitit 2023”, shkruan kryebashkiaku i Sarandes, Adrian Gurma. /Sarandanews.com/