Bujar Leksaj mbledh kryetarët e degëve të Sarandës dhe Delvinës: Bëhuni gati se me 12 nëntor kemi një protestë

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj, ka mbledhur në një takim kryetaren e PD Sarandë Manjola Nikollon, kryetaren e PD Himarë Afrovita Dhimojani dhe kryetarin e PD Delvinë Altin Kallapodhi.

Biseda e zhvilluar me tyre ka qenë për pjesëmarrjen në protestën që Sali Berisha do të zhvillojë më datë 12 nëntor në Tiranë.
“Kisha kënaqësinë të mirëprisja në zyrat e Partisë Demokratike Sarandë kryetarin e grupit të punës për Qarkun Vlorë z.Bujar Leskaj,kryetaren e PD Himarë zj.Afrovita Dhimojani dhe kryetarin e PD Delvinë z.Altin Kallapodhi si dhe anëtarë të tjerë të grupit të punës për Degën tonë!

Në këtë takim, diskutuam gjerësisht për ecurinë e procesit të primareve dhe organizimin e protestës së 12 nëntorit!”, shkruan kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo. /Sarandanews.com/