Arben Çipa dhe Blendi Klosi takim me ministrin grek të Turizmit: Garantohet hapja kufirit

Kreu i Operatorëve Turistik të Sarandës Arben Çipa së bashku me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi kanë zhvilluar një takim në Greqi në prag të sezonit të ri turistik.

Ata janë takuar me Ministrin e Turizmit grek Haris Theocharis, ku kanë përcjellë dhe lajmin e mirë për hapjen e kufirit.

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris “Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid.

Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit”, shprehet Blendi Klosi. /Sarandanews.com/