Zjarret në Konispol, Shuaip Beqiri: Kini kujdes

Zjarret janë kthyer në shqetësim kryesorë dhe në territorin e bashkisë së Konispolit.

Sot një zjarr i përmasave të mëdha ra në malin e Milesë, por fal ndërhyrjes së menjëhershme u bë e mundur shuarja e flakëve.

Kryebashkiaku i Konispolit Shuaip Beqiri, ka kërkuar kujdes nga banorët e zonës.

“Fal ndërhyrjes së shpejtë të djemëve të zjarrfikses ?u bë e mundur neutralizimi i zjarrit ?të rënë sot në malin⛰ e Milesë.

?Ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të zonës të bëjnë shumë kujdes më zjarret.

Askush të mos harroj zjarrin e para disa viteve dhe pasojat e tij”, shkruan Beqiri. /Sarandanews.com/