FOTOT/ Adrian Gurma: Turistët vazhdojnë të vizitojnë Sarandën edhe në këtë fund tetori

Ditën e djeshme në Sarandë u ankorua anija gjigande e kompanisë Holland Amerika Lines Cruises cila me kruazierat e saj ka më se 7 vjet që prek ujrat e detit të Sarandës.

Nga kjo kroccere zbritën rreth 680 turistë, të cilët qëndruan në Sarandë, të cilët kanë vizituar asetet turistike në Sarandë si dhe Butrintin e Syrin e Kaltër.

Kjo Korccere ka një kapacitet prej 1900 pasagjer dhe një personel me 812 vetë.

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka ndarë pamjet e vizitorëve që kanë zbritur nga kjo kroccere teksa shijojnë kohën dhe vizitojnë Sarandën në këtë fund tetori.

“Turistë nga vende të ndryshme të botës, vazhdojnë të vizitojnë Sarandën edhe në këtë fund tetori”, shkruan Gurma.