Delvinë, banorët blejnë me lista: Pandemia e ka vështirësuar situatën

Të rrethuar me kodra të vogla, dhe me pallatet pa fasadë, qytetarët e Delvinës, jetojnë mes papunësisë e varfërisë.

Dëshmi për këtë janë fletoret e borxheve, që shitësit me pakicë tregojnë sapo hyn në dyqane.

Ata thonë se fenomeni i blerjes me lista, është shtuar 3 vitet e fundit, ndërsa pandemia thelloi më tej gjendjen ekonomike.

“Ushqime marrin më shumë, këto vitet e fundit, ka nja dy-tre vjet. Pandemia e ka rënduar situatën,” thotë një shitës.

Qytetarët, thonë se bëjnë llogaritë nese mund t’ja dalin në fund të muajt.

“Drita, ujë, telefona, dreq, ka harxhime plot. Neser ku t’i gjej, më mbeten lek mua?” thotë një qytetar tjetër.

“Bëjmë llogarinë, do dalim a s’do dalim, do shtrijmë këmbët sa kemi jorganin thotë populli.”
Të moshuarit thonë se pensionet që marrin nuk u dalin për gjërat bazë.

Në qytetin e Vogël të Devinës, jetojnë rreth 17 mijë qytetarë .