Homazh: Peço i gazetave, Petriti fisnik, iku, siç ikin qytetaret e thjeshte duke lënë pas imazhin e njeriut të punës…

Nga Zana MATAJ

Nje lajm i trishtë…

Eshte ndare nga jeta nje njeri i thjeshte. Petrit Dani.Vjec 75. I njohur ndryshe si Peço i gazetave. Peço percillet per ne banesen e fundit neser, (e marte, me 13 shtator) ne oren 11.00. “Familjaret presin vizita ne shtepine e tij. Lagjia Nr.3 mbi Spital tek depua e Ujesjellesit Sarande”.

Kaq thote njoftimi. Por nuk ka njeri ne Sarande qe nuk e njeh Peçon e gazetave…

Ne diell te forte, neper shi dhe ere. Per 30 e ca vite Peço bente ritualin e dites se tij te Punes ne qytetin bregdetr. Priste te merrte gazetat nga kioska ne zemer te qytetit sapo mberrinin nga kryeqyteti me makinat e shtypit dhe i paloste ne sqetull dhe ikte sakaq drejt njerezve qe prisnin te rejat e dites.

Çdo lloj gazete pavaresisht nga ngjyra politike i shiste per pak qindarka qe do te fitonte per shtepine nga çdo gazete. Pasi mbaronte me qytetin, nisej per ne Gjashte e Metoq. Me trasten e tij te madhe kraheqafe per t;u mbrojtur nga reshjet. Per buken e perditshme te shtepise se tij. Me nje buzeqeshje te permbajtuar.

Ne nje ritual qe zgjati mbi 30 vjet me gazetat, si nje postier qe e pati te shenjte misionin e tij per shitur gazetat. Edhe kur shtypi i printuar vite me pare pritej “si ujet e paket” ne qytetin bregdetar , ne rruge, rrugica e lokale edhe; kur roli i shtypit u zbeh, per shkak te mediave elektronike dhe atyre sociale…

Dhe nëse, ne nje lokal kur ai hynte dikush e ftonte për nje kafe pasi merrte gazeten,.ai, me finsikeri thoshte: “Faleminderit, por nxitoj se njerezit presin gazeten!….”Dhe ikte i kerrusur me peshen torbes se tij plot me gazeta per tek njerezit….Deri sot, nje dite me pare kur zemra e tij pushoi dhe imazhi i tij nuk do te shihet me neper rruge, rrugica e lokale. As ne Sarande e as ne Gjashte e Metoq…

Peço i gazetave, Petriti fisnik, iku, siç ikin qytetaret e thjeshte si, ne nje ikje te perditshme, si ne nje dite pune te tij per te siguruar buken e perditshme e duke shitur gazetat e duke lënë pas, imazhin e fisnikte te njeriut te thjeshte të punës…

Lamtumire NJERIU i mire i punes ! Te qofte dheu i lehte! sarandanews.al u shpreh ngushellime familjareve te Petrit Danit,