Nipi i Senicës, në krye të Postës Shqiptare

Marrë nga faqja “Gurra Seniciote”

DIta e sotme ka ardhur me një lajm të bardhë: Nipi i Senicës, Ardit Demiri, është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Ky lajm ka ardhur në Ditën e Shën Dhimitrit, emrin e të cilit mban Kisha 200-vjeçare e Senicës.

Këtë emërim dhe këtë foto të Arditit, të bërë 6 vite më parë para Këmbanores së Kishës sonë, kjo ditë i bëri bashkë.

Ardit Demiri, është me banim dhe karrierë profesionale e politike në

Elbasan. Por ai ka një dashuri genetike për Senicën e këtë e ka treguar duke ardhur në Senicë sa herë gjen rast. Arësyeja është se brenda vetes i flet gjysma e tij seniciote.

Janë të shumta fundjavat që Arditi ka marrë rrugën për në Sarandë, më saktë për në Senicën tonë të

dashur, që është po kaq e dashur edhe për atë. Jo thjesht si vizitor, por edhe me ndjeshmëri e i shqetësuar për rizgjiminin dhe rigjenerimin e fshatit. Arditi nuk ka munguar të bëhet edhe pjesë e tryezave vëllazërore në Senicë, ku shpesh u ka dhënë qetësinë dhe tonin bisedave ku janë parashtrohen rrugët e zgjidhjeve për problemet që qëndrojnë si sfida të nismave dhe projekteve zhvillimore, që, së bashku, duam t’i bëjmë të prekshme.

“Gurra Seniciote” i uron Arditit tonë

shumë urime në detyrën dhe përgjegjësinë e re! I dëshrojmë ta përballojë me krahë të lehta e me faqe të bardhë!