Sulmet kibernetike, sistemi TIMS në Doganën e Qafë-Botës, Portin e Sarandës jashtë funksionit

Sulmet kibernetike kanë sjellë vështirësi në hyrje-daljet e pikave doganore në Shqipëri.

Sistemet në Aeroportin e Rinasit, Kakavijë dhe Kapshticë janë rikthyer sot në normalitet, por sistemi në Doganën e Qafë-Botës, Portin e Sarandës dhe Hanin e Hotit janë ende jashtë funksionit.

Shërbimi për kontrollin e udhëtarëve po bëhet në mënyrë manuale, por problemet kanë qenë të pakta pasi nuk ka pasur fluks të shtuar.

Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani.