VIDEO/ Shoferët nuk binden, një tjetër parakalim i çmendur në Qafë Muzinë

Pak ditë më parë një aksident tragjik ndodhi në Qafë Muzinë, ku mbetën të vdekur 5 persona.

Ky aks është tepër i rrezikshëm për shkak se rruga është e ngushtë, mungojnë sinjalistikat dhe kontrrolli nga ana e policisë.

Gjithashtu dhe shoferët kanë pjesën më të madhe të fajit pasi nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, duke ecur tej normave të shpejtësisë dhe kryer parakalime të gabuara që përfundojnë më pas në tragjedi.

Pavarsisht thirrjeve për të ecur ngadalë, sot një tjetër parakalim i frikshëm është kryer në Qafë Muzinë nga një furgon mallrash.

Siç shihet në video parakalimi i furgonit është në thyerje totale të rregullave të qarkullimit dhe një rrezik i madh për një tjetër aksident tragjik. /Sarandanews.com/