Adrian Gurma publikon pamjet nga edicioni i 2-të i Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Saranda Art Days”

Ka nisur ne Sarande edicioni i 2-të i Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Saranda Art Days”, një organizim i Qendrës “Tirana Art”, në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë dhe në partneritet me Bouganville Bay Resortk.

Ky aktivitet ka startuar nga data 9 e do zgjasë deri më 15 Shtator.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma shkruan:

“Me artistë nga mbarë bota, në një atmosferë të ngrohtë e festive, çelëm Edicionin e 2-të të Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Saranda Art Days”, një organizim i Qendrës “Tirana Art”, në bashkëpunim me Bashkinë Sarandë dhe në partneritet me Bouganville Bay”, shkruan Adrian Gurma.