Grabitja e argjendarisë në Sarandë, del video 30 sekondëshe që iu deshën autorit të marrë rreth 600 mijë lekë Cash dhe bizhuteri

Ibrahim Duda grabiti një argjendari edhe pse ishte në ‘arrest shtëpie’ në Sarandë pasi më parë kishte plagosur me pasoja të rënda 2 adoleshtë, 17 dhe 16 vjeçar.

Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të momentit të grabitjes. Teksa në mesditë argjendari kishte mbyllur dyqanin Duda vëzhgon në trotuar. Në më pak se 30 sekonda hap derën me forcë e kaçavide, merr paratë e largohet.

Largësia e banesës ku duhet të qëndronte me masën arrest shtëpie Durda ishte 300 me argjendarinë. Ngjarja e ndodhur dje, ndërkohë që autori është identifikuar dhe arrestuar vetëm pas një ore nga policia, pa bërë rezistencë. Report Tv mëson se Duda ka grabitur 450 mijë lekë cash dhe bizhuteri me vlerë 250 mijë lekë.