Hariz Mema: Duhet të reagojmë, ku humbi Butrinti

Kryedemokrati i Sarandës, Hariz Mema, që kohët e fundit është bërë aktiv në rrjetet sociale, statusin e fundit ja ka kushtuar ekipit të futbollit, Butrintit.

Mema shkruan se për ekipin sarandiot që kur ra në Kategorinë e Dytë nuk është bërë asnjë përpjekje për ta ringritur në të Parën.

Sipas Memës, pushteti lokal nuk ka asnjë ide dhe strategji për ta shpëtuar ekipin.

POSTIMI I HARIZ MEMËS

KU HUMBI BUTRINTI……….

Si sot 4 vite me pare ndodhi zyrtarisht qe klubi i futbollit KF BUTRINTI ra ne Kategorine e Dyte (e treta ne realitet).

Qe nga ajo kohe asgje nuk eshte bere per ta ringritur ekipin, te pakten te militonte ne Kategorine e Pare.

Qe nga ajo kohe sa premtime ne kohe fushate…dhe perseri harese.

Te BABEZITURIT ne pushtetin lokal dhe qendror vazhdojne ta lene ne meshire te fatit ekipin tone te zemres, i cili eshte dhe nje pjese e imazhit te qytetit te Sarandes.

Klubi ka nje buxhet te konsiderueshem, te cilat jane nje pjese e mire e taksave tona, te qytetareve sarandiot.
Po dihen sesi menaxhohen ato?! – aspak, tranparence dhe ne fshehje te plote parat tona nuk dihen ku e kane destinacionin final, se vetem te sportistet dhe te ekipi i futbollit JO.
Lojtaret jane ne pike te hallit, paguhen shume pak, iu vonohen ato pese leke qe marrin rroga, nuk kane as gjerat minimale te sigurta, si kostume, kepuce sportive, regjimin ushqimor etj., por dhe ato i sigurojne me te sajuar.

Gazetaret, mediat dhe qytetaret sidomos ata sportdashes duhet te reagojn dhe te kerkojne llogari per kete situat dhe menaxhimin e ekipit.

Pa strategji, pa ide dhe te zhytur ne korrupsion, BUTRINTI vazhdon te perndiqet nga propagandistet e pushtetit ekipi i zemres tone Sarandes.

Eshte koha ta shpetojme BUTRINTIN!!

/Sarandanews.com/