Adrian Gurma takon gazetarin gjerman dhe çiftin nga Rusia: Të mahnitur nga Saranda, do rikthehen sërish për pushime këtu

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka zhvilluar sot një takim me gazetarin e njohur gjerman Frank, i cili po qëndron në Sarandë me pushime.

Perveç gazetarit nga Gjermania, Gurma është takuar dhe me një çift nga Rusia që të cilët gjatë verës punuan në një hotel në Sarandë dhe vitin e ardhshëm do rikthehen si turistë në këtë qytet.

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma shkruan:

“Frank gazetari gjerman nga Münster, i surprizuar nga Saranda, më siguroi se do të rizgjedhë qytetin tone sërish, për pushime, dhe Oleg nga Saint Petersburg që punoi gjatë verës, në kuzhinën e një hoteli në Sarandë dhe tani, po shijon disa ditë pushime me shoqen e tij Lily.

Të mahnitur nga Saranda ata do të rikthehen përsëri vitin tjetër, tashmë si turistë.

Sezoni turistik vazhdon”, nënvizon Gurma. /Sarandanews.com/