Niko Kuri dhe Anila Denaj prezanohet si kandidat për deputet në Sarandë

Mjeku Niko Kuri dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, do jenë deputetët që do mbulojnë Sarandën, Delvinën, Finiqin e Konispolin.

Dy emrat e rinj janë caktuar në listën e sigurtë të Vlorës dhe janë prezantuar përpara Asamblesë së PS Sarandë.

I pranishëm ishte drejtuesi politik për qarkun Vlorë Damian Gjiknuri si dhe deputeti Alket Hyseni.

“Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Sarandës ku prezantuam kandidatët për deputetë, Anila Denajn dhe mjekun Niko Kuri.

Jam i sigurt se që të dy do të jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm duke përfaqësuar denjësisht Bashkinë e Sarandës.

Falenderova gjithashtu Alket Hysenin për punën e bërë, angazhimin parlamentar dhe bashkëpunimin tonë gjatë 4 viteve që po mbyllim.

25 Prilli do të shënojë rezultatin rekord në Qarkun e Vlorës me fitoren e 9 mandateve”, shkruan Damian Gjiknuri. /Sarandanews.com/