Mbytja e 29-vjeçares britanike në Sarandë, Tare: Ishte e paralajmëruar, ne nuk kemi ekspertë

Studiuesi Auron Tare ka deklaruar se mbytja e 29-vjeçares britanike në Sarandë ishte e paralajmëruar. Gjatë një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live”, Tare tha se për të bërë ekspeditë në anijet e mbytura duhet që të kesh ekspertë për të bërë të gjitha kontrollet e duhura.

Po ashtu ai ka deklaruar se kompanitë që marrin përsipër të bëjnë këtë gjë duhet gjithashtu të jenë të çertifikuara.

“Ngjarjen e lexova nga shtypi. Kjo ishte një kronikë e paralajmëruar, sepse unë kam njoftuar se ato zhytjet që bëhen nuk janë të sigurta. Nëse në ato zhytje ndodh një problem, ti vdes, nëse bie nga avioni ke mundësi të mbijetosh ndërsa në këto zhytje vdes. Shqipëria nuk ka çertifikim.

Unë mësova se kjo linjë ishte e çertifikuar nga institucionet shqiptare por ministritë në vend nuk kanë ekspertë për këtë. Mund të marrësh çertifikatë nga Italia ose vende të tjera. Zhytjet e anijeve të mbytura duhet që të kenë ekspertë, pasi nuk mund të futesh në anije të mbytura vet,” tha Tare.