Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke punon vetëm me dy sportele

Në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë ka radhë kilometrike të automjeteve në një distancë pre 4 km.

Në pjesën greke radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri janë pikasur qe në orët e para të mëngjesit ndërsa tani janë shtuar akoma me shumë.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se kjo situatë është krijuar si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke.

Mësohet se grekët punojnë vetëm me 2 sportele në dalje dhe 2 sportele në hyrje. Ndërsa pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre ne dalje.

Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot në fundjavë dhe korrespondon me pikun e sezonit të pushimeve.