Aksident mes 2 automjetesh në aksin Sarandë – Delvinë

Një aksident mes 2 automjetesh ka ndodhur përpara pak castesh në aksin Sarandë – Delvinë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë, krijuar nga reshjet e shiut. Policia ndodhet në vendngjarje.