Rama: Mbi 2 mijë vizitorë hyjnë së fundmi në Portin e Vlorës

Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht në Portin e Vlorës.

Shifrat i bëri të ditura sot Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi në rrjetet sociale foto të fluksit të hyrjeve në portin e Vlorës.

Bregdeti i bukur, çmimet e arsyeshme, infrastruktura e përmirësuar dukshëm dhe hapësira atraktive të tilla, si Lungomare me lokalet e shumta, apo bulevardi i rikonceptuar së fundi, Vlorë-Skelë, përbëjnë disa nga faktorët dhe pikat e forta për treguesit e lartë të turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës.

Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operojnë edhe anije turistike, të cilat nisen çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.