Ngacmoi seksualisht të renë, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë

Policia në Sarandë ka vënë në pranga një 31-vjeçr pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 30 vjeçe”, njofton policia.