FOTOT/ Punimet në tunelin e Skërficës: Realizohen 50% e punimeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje të reja në lidhje me ecurinë e punimeve që po kryhen në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Pika kryesore e kësaj vepre është tuneli i Skërficës, në të cilin ritmi i punimeve është i lartë.

Sipas ARRSH puna po ecën me ritme të shpejta, realizimi fizik ka arritur në 50%.

POSTIMI

?Tuneli i Skërficës në Kardhiq-Delvinë Loti 7
?Ndërmjet Lotit 4 dhe Lotit 6 të rrugës Kardhiq-Delvinë ndodhet Tuneli i Skërficës me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë?
?Puna po ecën me ritme të shpejta, realizimi fizik ka arritur në 50%, ? kanë përfunduar punimet e gërmimit të portalit verior të tunelit (hyrje) dhe portalit jugor (dalje).
✔️Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë kohë ⏰ nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit multidimensional të zonës dhe vendit?

/Sarandanews.com/