Sarandën magjike e zbukuron këtë gusht edhe panairi katër ditorë i suvenireve turistike

NGA PANAJOT BOLI

Më 17-18-19-20- Gusht në Sarandë-PANAIRI X MBARËKOMBËTAR I SUVENIREVE TURISTIKE ‘’SARANDA 2022’’

Saranda e bukur dhe magjike gjallon më fuqishëm se çdo vit tjetër.Shetitorja e bukur, anijet turistike qe po e qendisin çdo natë bregun e qytetit duke punuar si bletët,për të promovuar përlat e rralla magjike të ketij bregu, po i ‘’çmendin’’ turistat vendas e të huaj.Dhjetra aktivitete e kanë bërë Sarandën terheqese dhe interesante duke ngjallur admirim , simpati dhe kureshtjen e të huajve.

Një eveniment i bukur qe e pret Sarandën është edhe Panairi X mbarëkombëtar i suvenireve turistike ‘’Saranda 2022’’ Stafi i i AJMMIT me drejtorin ekzekutiv të tij zotin Shkelqim Hajno, punojnë ethshëm këto ditë për përgatitjen e tij. Është i dhjetii qe organizon kjo Angjensi, perveç vitit 2020 qe nuk u organizua për shkak të pandimisë/ Ky panair mbeshtetet nga bashkia dhe president i saj është kryebashkiaku zoti Ardian Gurma.

Ai promovon turizmin dhe mjedisin e qendrueshëm.Synimi i tij është të nxjerr në pah dhe ta promovojë’’ markën Saranda’’ si qyteti i Panaireve dhe i traditës shqiptare në punime , teknika dhe materjale të ndryshme me lendë të para si: leshi, dru, metal, baltë, guacka, materjale ricikluese.Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se pati një interesim të madh nga të gjitha viset e Shqiperisë , Mali të Zi , Kosova, Maqedonia e Veriut e tj. Ai ka qenë event më i bukur i muajit Gusht qe ka terhequr mjaft interesimin vendas dhe të turisteve të huaj Morën pjesë artizanë me prodhime orgjinale të artizanatit të dorës. Edhe këtë vit kanë treguar interes për të marrë pjesë mbi 60 artizanatë me firma më të njohura në Tiranë, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Krujë, Lezhë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia.. Stafi i AJMMI-it në këtë rat do të botojë edhe një revistë për pasqyrimin e dhjetë panaireve të zhvilluara deri më sot.

Panairi X Mbarëkombëtar i Suvenireve Turistike ‘’Saranda 2022’’qe do të organizohet në shetitoren e re,stolia qe i dha një pamje të mrekullueshme qytetit,, do të jetë eventi më i bukur qe do t’i jap Sarandës më shumë gjallëri dhe interes për turistat vendas dhe të huaj.