Delvinë, goditi me grushta një femër, procedohet në gjendje të lirë 25- vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 25 vjeç.

I riu dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.