Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 14 raste të reja sot

Këtë të dielë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 14 raste të reja duke e çuar në 1246 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.

Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19.

Ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.

COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)

Testime totale                         18290

Testime molekulare                16255

Testime serologjike                 2035

Raste pozitive                          1246

Raste të shëruara                      938

Raste Aktive                             274

Humbje jete                              34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           187

Krujë             24

Shkodër         19

Kamëz            14

Durrës           10

Mat                 9

Lushnje           6

Tropojë          2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1.