Tap në timon, policia e Sarandës prangos 41- vjeçarin

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Ai u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.