Mbyllja e paraburgimit të Sarandës, Jolio Dine: Një minus në indikatoret ekonomike të qytetit

Ish kandidati për deputet, Jolio Dine, ka reaguar pas lajmeve për mbylljen e paraburgimit të Sarandës, ku me vendimin e ri të paraburgosurit do transferohen në Bënçë të Tepelenës.

“Nderkohe qe “opozitaret” e Sarandes bejne politiken e madhe, nje shqetesim real ne gjykimin tim eshte mbyllja e IEVP Sarande. Kjo do te thote qe tashme te paraburgosurit te transferohen ne Bence te Tepelenes, pra mbi nje ore larg nga Saranda, e sigurisht shume me shume se kaq nga skaji me i larget qe ne rastin konkret po quaj fshatin Janjar, Konispol.

Sipas lajmeve te fundit, ky institucion nuk e “justifikon” veten se ka me shume staf se te paraburgosur a thua se Gjykata e Sarandes duhet te caktoje vetem “Arrest ne burg” qe qelite te mbushen, nderkohe qe ne korrik – dhjetor 2021 kur Policia e qytetit kreu mbi 120 arrestime e ku pjesa me e madhe perfunduan ne qeli, ky institucion u tejmbush.

Gjithsesi, vec largesise e mundimit per familjaret, papunesise per punonjesit, largimi i ketij institucioni eshte dhe nje tjeter minus ne indikatoret ekonomike te qytetit”, shkruan në reagimin e tij ish kandidati për deputet Jolio Dine.