Çmimet e larta në bregdet, Rama: Dhërmiut, Drimadhes e Vlorës u ka ra dielli në kokë! Thonë s’ka turistë kur rrisin çmimet më shumë se Greqia e Turqia

Kryeministri Edi Rama ka komentuar çmimet e larta në plazhet në jug të vendit duke thënë se po largojnë turistët.

“Niveli i pastrimit është si nata me ditën me vitin e shkuar dhe për shkak të programit të ri që ka bërë qeveria dhe mbështet drejt për drejt Durrësin dhe Kavajën. Edhe në raport me fluksin e jashtëzakonshëm të turistëve.

Këtu vlen të vendoset pasqyra përballë të gjithë që janë të interesuar, përballë atyre që kanë infrastruktura hoteliere mes Durrësit dhe Vlorës. Mes Kavajës dhe Dhërmiut. Mes Shëngjinit dhe Drimadhës. Janë dy botë, të parët vazhdojnë rrisin kapacitet, cilësinë e ofertës, rrisin numrin e turistëve.

Të dytët ju ka ndodhur një rënie e diellit në kokë e s’kanë marrë në konsideratë faktin se Vlora, Dhërmiu, Drimadha, dhe ndonjë pikë tjetër, pasi Himara është përsëri më mirë, nuk janë ishull i vetmuar në mes të shkretëtirës së saharasë, por janë pika në zemrën e konkurrencës europiane që është Mesdheu.

Këtu poshtë në Adriatik e Jon, jemi në mes të lubive të kësaj konkurence dhe ndërkohë që Turqia, Greqia në Korrik ofrojnë çmime të arsyeshme në Dhërmi, Vlorë, i çojnë çmimet mbi Turqi e Greqi në korrik e thonë pse s’ka turistë? Si do i kesh pse?

Nëse qershori ishte pozitiv, korriku rriten çmimet e rrinë e ngulin e shkulin çadrat me një grushsht njerëzit atje. Është  e kundërta me Durrësin, ku po rritet cilësia e turistit dhe është hapur kanali me vendet nordike, krahas atyre të europës qëndrore”, tha Rama.