“Na ka shpëtuar”, Rama publikon opinionet e qytetarëve për rrugën Kardhiq-Delvinë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me investimin në rrugën Kardhiq-Delvinë. Kësaj here, kreu i qeverisë ka vendosur qytetarët të cilët shprehen se rruga e re u ka zgjidhur shumë punë.

“Shumë e mirë si rrugë, mendoja mos ishte gjysmë e ndërtuar, por ishte e përfunduar. Vërtetë mrekulli sepse zgjidh shumë probleme sidomos për ne shoferët që e bëjmë vazhdimisht sepse Muzina është rrugë e rrezikshme, me probleme kjo e shkurton dhe heq probleme aksidente”, u shpreh një shofer.

“E bëj gati tre herë në muaj, ka shkurtuar gati 45 minuta në krahasim me rrugën tjetër”, tha një tjetër.

“Shpejt, fiton kohë. Mirë. Shumë mirë, të kënaqur”, u shpreh një qytetar.

“Hera e parë që po kaloj. Rruga për së mbari”, tha një tjetër.

“Kur them gjysmë ore më pak do të thotë konsum gome, karburant, kohë”, u shpreh një shofer tjetër.

“Kjo është rrugë e paparë. Kur ka qenë ndonjëherë kjo rrugë? Kur e kemi parë ndonjëherë në histori këtë rrugë? Është rrugë e paparë, është tamam për ne shoferët”, tha një shofer furgoni.

“Na ka shpëtuar për këtë rrugën, njëherë për të ne të Sarandës po”, theksoi një taksist.

Aksi i ri Kardhiq-Delvinë ka shkurtuar kohën e arritjes në Sarandë./