Gjirokastrës i rikthehet aerodromi, Golemi: Ditë historike

Qytetit të gurtë, Gjirokastrës i është rikthyer aerodromi. Zyrtarisht ky aerodrom është certifikuar nga aviacioni civil shqiptar për fluturime sportive dhe emergjenca civile.

Ndërsa ka nisur ‘Air show 2022’ një spektakël i ofruar për te gjithë te apasionuarit pas fluturimeve nga parashutiste nga Bari i Italisë, pas 3 dekadash është ulur avioni i parë në këtë aerodrom.

Kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi e ka cilësuar si një ditë historike. Edhe presidenti i aeronautikës shqiptare Renis Tershana ka folur për rëndësinë e këtij aerodromi.

Me rikthimin e aerodromit synohet një hap më tej i zhvillimit turistik të qytetit duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë vendase.