Saranda gati të presë turistët nga Kosova, Gurma dhe Kurtishaj: I kemi marrë të gjitha masat e duhura

Viti 2020 do të mbahet mend si vit që goditi rëndë turizmin në gjithë botë. Shqipëria si destinacion kryesor i kosovarëve, shpëtimin e turizmit e gjeti tek vëllezërit kosovarë, të cilët edhe pse në një vit pandemik gjetën mënyra që të vizitojnë Shqipërinë.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, theksoi se turizmi është një pikë bashkuese mes Kosovës-Shqipërisë.

“Ne të bashkuar arritëm që të mbijetojmë si biznese në Kosovë e Shqipëri. Tani në Shqipëri nuk po mungojnë investime tnë infrastrukturën rrugore. Shqipëria ka dalë me oferta të mira dhe ka një përqafim. Vetëm këtë javë kemi qindra qytetarë që po vizitojnë Shqipërinë”, tha ai për sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kurtishaj që është edhe pronar i ‘Sharr Travel’ theksoi se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e turizmit për vitin 2021.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të rrisin bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Kurse Adrian Gurma, Kryetari i Bashkisë së Sarandës, tha se janë duke i bërë përgatitur të gjitha përgatitjet për të pritur turistët nga Kosova.

“Shpresojmë se edhe situata me pandeminë do të tejkalohet. I kemi ndërmarrë të gjitha masat që duhet. Kemi ndërhyrë ne infrastrukturë”, tha ai për RTK.

Gurma bëri me dije se kanë pasur takime edhe me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ai ka ftuar turistët nga Kosova që të viziytojnë Sarandën.