Menaxherja e clubit të natës: Djemtë e Sarandës janë të qetë, më pëlqejnë çunat e Londrës

E ftuara e emisionit “Ora Verore” në RTV Ora nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit, ditën e sotme ishte ish-banorja e Big Brother, Fjorentina Halili, ku ka folur për punën dhe jetën e saj personale.

Teksa ka folur për jetën e saj personale, Halili tha se nuk i pëlqen shumë jugorët ndërsa shtoi se i pëlqejnë çunat e Londrës.

Më tej ajo ka treguar se shumë djem që janë në Angli i shkruajnë dhe e ngacmojnë.

Fjorentina Halili: Nuk më pëlqen zhurma. Më pëlqejnë Landat por kur janë vetëm, jo ku shkojnë gjithë dhe i shohin të gjithë femrat. Nuk më pëlqen shumë tangërlliku i madh i Jugut. Në Sarandë shikojnë të gjithë punën e vet. Vijnë njerëzit e thjesht. Shumë njerëz që jetojnë në Angli më shkruajnë, më ngacmojnë dhe unë i fus të gjithë të landat. Kush jeton në Angli në përgjithësi Landi e kanë emrin, edhe kështu ka ngelur.