Violinistët e QKF Sarandë, koncert përmbyllës te Galeria

Piktura, skulptura dhe muzika u bënë bashkë në mjediset e Galerisë “Art Saranda”.

Këtë e mundësoi koncerti i grupit të violinistëve të QKF, në përmbyllje të vitit mësimor.

Violinistët e rinj krijuan dhe përcollën emocion me lojën e tyre, tek prindërit e pranishëm, tek turistë të huaj të pranishëm dhe tek qytetarë vendas.

Ishte një shfaqje që la mbresa dhe që u dha vlerë të shtuar punëve të ekspozuara në pikturë e skulpturë, pjesë e ekspozitës “Rrugëtime, që ka bërë bashkë artistë