40-vjeçari futet në një shtëpi në Sarandë dhe bën kërrdinë

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Ç., 40 vjec, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit U. Ç, banues në Sarandë, 2 aparate celulare, 2 ora dore dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.