Plagë me thikë në qafë, 38-vjeçari mbërrin me urgjencë në spitalin e Sarandës (EMRI)

Një person i plagosur është paraqitur ditën e sotme në spitalin e Sarandës.

Bëhet me dije se Erlind Dumani 38 vjeç është paraqitur me plagë të shkaktuara me mjet prerës. Mësohet se personi i plagosur, ka plagë të shkaktuara me thikë në qafë.

Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri”.

Fatmirësisht 38-vjeçari ndodhet Jashtë rrezikut për jetën. Policia do marrë dëshminë e të plagosurit, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.