Këtë vit plazhi në Syrin e Kaltër do të jetë i ndaluar

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, në emisionin ‘Open’ në News24 foli për çështjen e Syrit të Kaltër që ka marrë vëmendjen maksimale pas lajmeve se kryetari i bashkisë së Korfuzit ngriti çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria.

Gjatë bisedës në studio, Kumbaro konfirmoi se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ju garantoni se uji i Syrit të Kaltër nuk do të shkojë në Korfuz?

“Jo vetëm që do të rrijë aty ku është me status monument natyre, dhe për këtë kemi bërë një zgjerim të territori 293 hektarë duke i dhënë statusin park natyror. Syri i Kaltër shpesh herë ishte në rrezik nga dyndja e tejskajshme e vizitorëve. Këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg. Pra kemi krijuar edhe shtigje rrotull tij për ata që duan të bëjnë shëtitje me këmbë. Çdo pretendim tjetër është fals”, tha Kumbaro.

Kikia: Për çfarë po e përdorim Syrin e Kaltër. Uji i Syrit të Kaltër të rrjedh në këmbët e Sarandës dhe Saranda nuk ka ujë. Syri i Kaltër ka lindur para nesh dhe nuk e kemi përdorur për asgjë të dobishme.

Kumbaro: Është pjesë e bashkisë së Finiqit

Kikia: I kalon tek këmbët Sarandës dhe Saranda nuk ka ujë.

Kumbaro: Ministria e Turizmit ka bërë një deklaratë. Sa i përket deklaratës së kryetarit të bashkisë së Korfuzit, unë ju konfirmoj se nuk ka asnjë marrëveshje. Pra unë mund të them se çfarë bën Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të shqipërisë, sa i përket deklaratave të personave të tretë, duhet të pyesni ata.

Pyetje: Përse u rikthye në vëmendje një projekt si ky?

Kumbaro: Në media u raportua një informacion i pambështetur nga pala shqiptare. Unë detyrim kam për projektet që ndërton qeveria shqiptare

Kumbaro: Problemi më i madh është se gjithë kjo pasuri që duan ta marrin ta çojnë në Korfuz , ne na kalon mes Ksamilit dhe Sarandës dhe këtu nuk ka ujë, kjo duhet të na bëjë të ulërasim ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published.